Juventus-Rakitic; takimi shtyhet për në janar

Ivan Rakitic nuk do ta mbyllë sezonin te Barcelona. Është e sigurt për këtë media spanjolle sipas së cilës, mesfushori që nuk është më në qendër të planeve taktike të Valverdes, do të lërë kampionët e Spanjës në muajin janar për t’u transferuar në Torino pikërisht te Juventusi që nuk e ka harruar kroatin

Pas një vere të turbulluar që u shoqërua me refuzimin e Paris Sën zhermenit dje tentativën e minutës së fundit të Barcelonës për të shkëmbyer me Bernardeskin që i refuzua me forcë nga Juventusi, e ardhmja e Rakitic tashmë duket se është shenjuar.

Por fillimisht bardhezinjtë do të duhet të përfundojnë disa veprime që nuk mundën t’i kryejnë këtë verë, dmth të largojë lojtarë. Ata që do t’i thonë lamtumirën Zonjës së Vjetër janë Emre Xhan dhe Manxhukic të cilëve mund t’i shtohet edhe një emër i tretë, më pas do t’i vijë radha Rakitic të marrë avionin drejt Torinos dhe t’i bashkohet skuadrës kampione të Italisë.

sfidanti.al