Skandali për pedopornografi, Kristof Metzelder dorëhiqet si president i TuS Haltern

Kristof Metzelder jep dorëheqjen e tij si president i TuS Haltern që luan në Divizionin e Katërt të futbollit gjerman. Veprimi i ish futbollistit të përfaqësueses gjermane dhe Realit të Madridit u bë një ditë pas publikimit të lajmit se ai ishte nën hetim nga drejtësia gjermane me akuzën e shpërndarjes së materialeve pedopornografike

Sipas prokurorisë në Hamburg, ish futbollisti i kishte dërguar një shtetaseje në këtë qytet imazhe me përmbajtje të pornografisë infantile nëpërmjet platformës së komunikimit, Whatsapp.

Ndërkaq, vetë drejtues të tjerë të TuS Haltern bëri të ditur se Metzelder do të lërë cdo funksion në këtë klub deri sa të mbyllen hetimet dhe të dilet në një përfundim pas tyre. metzelder, kampion i Bundesligës me Borusia Dortmund ka luajtur edhe me Shalken, ndërkohë që me përfaqësuesen gjermane me të cilën ka luajtur 47 ndeshje, u shpall nënkampion bote në 2002.

sfidanti.al