Sindikata botërore e Futbollistëve, FIFPro publikoi emrat e lojtarëve kandidatë për t’u përfshirë në formacionin e vitit dhe ai që të bie në sy është fakti se ëështë Barcelona ajo që ka numrin më të madh të nominimeve, 9 të tillë duke lënë pas në vendin e dytë Realin e madridit me 8, ndërsa pas tyre janë Mancester Siti dhe Liverpul me 7
Kandidatët për formacionin e vitit zgjidhen nga vetë lojtarët nëpërmjet votimeve dhe në këtë lisë ka edhe 7 debutues mes të cilëve 4 janë nga skuadra kampione e Evropës, Liverpuli, Alison, Aleksander Arnold, Robertson dhe Firmino. Kanë dalë nga lista e nominimeve lojtarë si Kavani, Kurtua, Kutinjo, Dibala, Humels, Isko, Lovren, Lukaku, Manxhukic, Matic, Mina, Kejlor Navas, Pavard, Silva, Tripier, Umtiti dhe Vrsaljko që ishin vitin e kaluar.
Një tjetër e dhënë në këtë listë është se për herë të parë në dekadën e fundit ajo që dominon këto kandidatura është Premier League me 21 përfaqësues duke zbritur La Ligën në vendin e dytë me 20. Në votime morën pjesë 23 mijë futbollistë për të përcaktuar edhe formacionin më të mirë të vitit ku do të zgjidhet 1 portier, 4 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 3 sulmues. Formacioni i vitit i FIFPro do të mësojet në 23 shtator gjatë ceremonisë së dorëzimit të cmimeve ‘The Best’ të FIFA në Milano.
Lista e 55 kandidatëve të FIFPro
PORTIERE: Alisson Becker, David De Gea, Ederson Moraesh, Jan Oblak dhe Marc-Andre Ter Shtegen
MBROJTES: Xhordi Alba, Trent Aleksander-Arnold, Daniel Alvesh, Zhoao
Kanselo, Daniel Karvahal,Xhorxho Kielini, Virxhil van Dajk, Diego Godin, Xhoshua Kimih, Kalidu Kulibali, Ajmerik Laport, Matejs de Ligt, Zherard Piké, Serhio Ramos, Endrju Robertson , Aleks Sandro, Tiago Silva, Rafael Varan, Marselo Vieira dhe Kajl.
MESFUSHORE: Serxho Buskets, Kasemiro, Kevin De Brëjne, Kristian Eriksen, Frenki de Jong, Eden Hazard, N’Golo Kante, Toni Kros, Artur Melo, Luka Modric, Pol Pogba, Ivan Rakitic, Bernardo Silva, Dushan Tadic dhe Arturo Vidal.
SULMUES: Serhio Aguero, Karim Benzema, Roberto Firmino, Antuan Grizmann, Herri Kejn, Robert Levandovski, Sadio Mané, Kilian Mbape, Lionel Mesi, Nejmar Xhunior, Kristiano Ronaldo Mohamed Salah Heung-Min Son, Rahim Sterling dhe Luis Suarez.