Thomas Strakosha tregon për periudhën e izolimit të Lazios dhe rikthimin në stërvitje në Formelo dhe kërë e bën në një intervistë oër Lazio Style Radio teksa arrin të krahasojë klubin roman me Avengers
‘Është një lehtësim-tha Strakosha-ndoshta për ne është pak më e lehtë për të qëndruar në shtëpi, por as ne nuk ishim të mësuar me të gjithë këtë. Të shihja barin, shokët e skuadrës, trajnerin ishte dicka shumë e bukur. Jemi si Avengers, Radu është Hulku, Thor është Acerbi të themi, Lulic është Captain America, Luis Alberto është Ironman, Syri I Falkoit është Marusic, Unë? Unë jam Spiderman’.
Strakosha më pas tregoi më në detaj sesi e kaloi periudhën e karantinimit.
‘Gjatë izolimit stërvitesha dhe shihja filma, në këtë mënyrë i kaloja ditët-vijoi Strakosha, që tani i gëzohet rifillimit të stërvitjeve- është një nga ditët më të bukura e më të pastra. Me rregullat e reja është akoma më mirë, të stërvitesh këtu është krejt ndryshe nga stërvitja në park’.
Përsa i përket Serisë A, Strakosha pranon se ai dhe futbollistët e tjerë të Lazios po e ëndërrojnë titullin
‘Jemi të karikuar, në një pozicion në klasifikim që na lejon të ëndërrojmë-vijoi portieri i përfaqësueses shqiptare-edhe kur nuk ishim kaq lart në renditje forca nuk na mungoi, imagjinoni tani që jemi në vendin e dytë. Ne jemi të titllë; energjia jonë nuk ka ndryshuar, jemi pozitivë. Ndërprerja e kampionatit do të ketë efektin e tij, por është e nevojshme të kuptojmë që është një cështje psikologjike. Nëse do të kthehemi me psikologjinë që kishim kur u ndërpre kampionati, do të gjejmë shpejt ritmin dhe do të argëtojmë sërish njerëzit’.
Sfidanti.al