Formula 1, Hamilton: Ndjesi boshllëku kur mendoj garat pa tifozë

Lewis Hamilton arrin të gjejë anët pozitive te pauza e detyruar të Formula 1 nga pandemia coronavirus dhe këtë e shpreh nëpërmjet një video të publikuar nga Mercedes

‘Ndihem i freskët-tha Hamilton-në 5 vitet e fundit ka pasur momente kur mendoja se një periudhë pushimi do të ishte pozitiv për trupin dhe mendjen. Për një sportist të elitës nuk është gjë e mirë që të qëndrojë 1 vit larg sportit, por na u lejua një periudhë pushimi që po më pëlqen. Ky qëndrim u detyruar larg pistave është thuajse një bekim sepse të bën të vlerësosh më shumë gjërat që do dhe që bën’

Botërori i Formula 1 mendohet të nisë në muajin korrik dhe disa gara si ajo e Silverstone dhe Hungarisë do trë zhvillohen me dyer të mbyllura dhe për kampionin e botës, ky opsion i transmeton ndjesinë e boshllëkut

‘Më shkakton një ndjesi boshlleku, sepse tifozët janë ata që ‘bëjnë’ garën-vijoi Hamilton-nuk e di sa emocionuese do të jetë një garë në televizor për njerëzit që e shohin, por do të jetë më mirë se asgjë’

Sfidanti.al