Spektakli spanjol, stadium mbi një ndërtesë mes kodrave

Skuadra spanjolle e futbollit, CD Mensajeros, luan në një stadium mjaft të veçantë, i cili është i ndërtuar mbi një ndërtesë gjigante. CD Mensajeros militon në Kategorinë e Tretë në Spanjë, në të cilën merr pjesë edhe skuadra e dytë e Realit të Madridit. Në ndeshjen e kësaj jave, dy ekipet u përballen me njëri tjetrin dhe ndeshja përfundoi në barazim 2-2, por ajo që ra në sy ishte stadiumi ku u zhvillua takimi.

Një ndërtesë gjigante është ngritur mes disa kodrave, ndërsa mbi të është krijuar edhe fusha e futbollit, me të gjitha parametrat e nevojshme për të zhvilluar një takim të këtij niveli. Stadiumi “Santa Cruz”, përveç fushës me bar sintetik, ka edhe disa shkallë për tifozët në njërën anë edhe pse në numër të vogël. Megjithatë pamja e ofruar është fantastike.