Antonio Valencia është përcaktuar si lojtari i muajit nëntor tek Mançester Junaitid, duke marrë një trofe, i cili kam kushtuar vetëm 18 euro. Mesfushori i djathtë që është adaptuar mirë në prapavijë është shpërblyer për paraqitjet e tij nga 39% të tifozëve të Mançesterit, që votuan për të muajin e kaluar. Ekuadoriani doli para Majkëll Karrik dhe Zlatan Ibrahimoviç.
Çudia është, që një klub i cili vlen rreth 2.3 miliard euro dhe që investoi më shumë se 180 milionë euro verën e kaluar, i dha Valencias një trofe me çmim qesharak. Objekti shitet në katër masa të ndryshme, me më të madhin që kushton 23 euro, por Junitid ka zgjedhur versionin 125 milimetra, i cili kushton 18 euro. Mbrojtësi 31 vjeçar po shijon një periudhë të mirë në “Old Trafford”, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm nën drejtimin e Hose Murinjos.
Sfidanti.al