Cili do të jetë pasardhësi i Niko Rosbergut tek Mercedesi? Një çështje e madhe kjo e zëvendësimit të kampionit të botës në skuadrën kampione të botës, njëlloj si fati i ardhshëm i ndonjë princi apo princeshe.
Gazeta “Bild” ka vendosur të ulë disi tensionin në Formula 1 duke bërë shaka. Media bulevardeske gjermane botoi në numrin e radhës një fotomontazh ku paraqiteshin dy pilotët kandidatë për të qenë në krah të Ljuis Hamiltonit, Verlajn dhe Botas, si dhe gazetarja e “Bildit”, Klara, e veshur me uniformën e Formula 1 dhe me kaskën në dorë. Edhe titulli ishte i drejtpërdrejtë: Verlajn, Botas apo reporterja e Bildit, Klara, kush do të ulet në makinën e Formula 1 të Rosbergut?
Si është e vërteta? E thjeshtë, por interesante, vetë Klara 26-vjeçare ka aplikuar për punë tek Mercedesi, pasi skuadra gjermane hodhi në “ajër” reklamën e saj të re ku ftonte të interesuarit të vraponin për të bërë të vetin këtë vend pune. Ku i dihet, ndoshta Klara Shink mund t’ia dalë, për t’u bërë një Danika Patrik e dytë.
Sfidanti.al