Spanja ‘sulmon’ Interin: Klauzola e Lautaros skadon në 15 korrik

Mes Barcelonës dhe Interit vijon beteja për Lautaro Martinez. Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të lejojë argjentinasin të transferohet në Camp Nou pavarësisht dëshirës së futbollistit për të veshur fanelën blaugrana dhe këmbëngul që Barcelona të paguajë klauzolën prej 111 milionë Eurosh të futbollistit deri në 15 korrik.

Dhe është kjo pjesë e kontratës së Lautaros, që interi po përpiqet që ta shfrytëzojë për të rritur presionin te Barcelona për të marrë atë që dëshiron.  Në fakt Beppe Marotta, Drejtori Sportiv I Interit përpara dy ditësh foli për mundësinë e largimit të 22 vjecarit për La Gazzetta Dello Sport dhe Sky Italia duke ushtruar edhe presingun e klubit. ‘Lautaro ka një klauzolë që skadon ën 7 korrik, të shohim në fillim se cfarë do të bëjë Barcelona dhe më pas ne do të flasim me futbollit për të parë se cfarë do të bëjmë-tha Marotta duke surprizuar si Barcelonën ashtu edhe ata që rrethojnë Lautaro Martinez që kanë kontratën si armë të tyren.

Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, të dyja  palët deklarojnë se klauzola e sulmuesit skadon në 15 korrik dhe jo një javë para. Si Barcelona ashtu edhe përfaqësuesit e Lautaro Martinez i interpretojnë fjalët e Marottës si një lloj presingu kur duhet edhe pak më shumë se një muaj që transferimi të kryhet. Te Barcelona këmbëngulet me idenë për të mos paguar shifrën e 111 milionë Eurove dhe përfshirjen e Junior Firpo në operacion për të arritur te kjo blerë. Në fakt Junior pëlqehet nga Conte, por për Interin shifra prej 41 milionë Eurosh me të cilën e vlerëson Barcelona lojtarin është e lartë.

Sfidanti.al