Zlatan Ibrahimovic nuk ia përton të flasë qartë edhe kur përballë tij është Shefi Ekzekutiv i Milanit Ivan Gazidis. Kjo ndodhi ditën e mërkurë te klubi kuqezi me futbollistin që pati një përplasje me një prej drejtuesve më të lartë të klubit Milanez me 38 vjecarin që i shprehu hapur dyshimet e tij për Milanin e së tashmes dhe të së ardhmes.
Lajmi për arritjen e një marrëveshjeje për reduktimin e pagës së muajit prill të shpërndarë në disa muaj, nuk ishte e mjaftueshme për të fshirë dyshimet dhe dilemat që janë shfaqur pikërisht në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.
Mësohet se Zlatan Ibrahimovic ka folur qartë me shokët e tij të skuadrës dhe përballë Gazidis; është një klub pa projekt, nuk është Milani i dikurshëm. Fjalë këto që duken si një vendim, pavarësisht se cfarë siguronte Drejtuesi i klubit kuqezi në lidhje me strategjitë e klubit në lidhje me objektivat, dëshirën për të investuar duke nisur nga ai për stadiumit.
Më pas vijnë fjalët për të ardhmen të cilat nuk largojnë dyshimet, por që gjithsesi shprehin një lloj mungese komoditeti: ‘Nëse qëndroj do ta bëj për pasion’.
Në përballjen me skuadrën që zgjati 45 minuta, Gazidis preku edhe temën e trajnerit duke deklaruar se ende nuk është vendosur asgjë. Të gjithë kanë në provë, edhe ai vetë. Sfida është e hapur për të gjithë dhe ajo e kësaj të premteje me Juventusin është pengesa e parë për t’u kaluar.
Sfidanti.al