Spanja shqetëson FIFA-n dhe UEFA-n

FIFA dhe UEFA i kanë dërguar një letër të përbashkët Federatës Spanjolle të Futbollit, ku kërkojnë qartësi për rastet e korrupsionit që lidhen me dhënien e Superkupës së Spanjës, Arabisë Saudite dhe rinovimin e stadiumit në Sevilje gjatë kohës së presidencës së Luis Rubialesit. Sipas As, ata kërkojnë informacion nga federata spanjolle për arsyet e hetimit gjyqësor dhe të specifikojë emrat e personave të përfshirë. Ndërhyrja e dy organizmave të lartë të futbollit ndërkombëtar vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve të kryera javën e kaluar nga autoriteti gjyqësor, për kontratat e dyshuara të parregullta të mbyllura nga Federata e Futbollit në 5 vitet e fundit, gjatë presidencës së Luis Rubiales, përfshirë transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite dhe punimet për rinovimin e stadiumit të Seviljes, në të cilin pretendohen krime të administrimit të padrejtë, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prokuroria Publike ka kërkuar një dënim prej 2 vitesh e gjysmë ndaj Luis Rubiales, për puthjen ndaj futbollistes Hermoso, kur kombëtarja fitoi kupën e botës më 23 gusht 2023 dhe shantazhet e mëpasme të Rubialesit ndaj lojtares që të pranonte se puthja kishte qenë konsensuale. Prokuroria kërkoi gjithashtu dënim me një vit e gjysmë burg ndaj drejtorit sportiv të kombëtares spanjolle, Albert Luque dhe drejtorit të departamentit të marketingut, Ruben Rivera, të cilët u pezulluan një ditë më parë nga detyra në Federatën e Futbollit.

sfidanti.al