Të enjten e ardhshme ishte parashikuar të luhej miqësorja mes Spanjës dhe Gjermanisë në Wanda Metropolitano në kuadër të përgatitjeve për kampionatin Evropian të Futbollit. Pas anulimit të kësaj sfide, Federata Spanjolle e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetiut bëri të ditur se do të rimbursojë të gjithë paratë e biletave të shitura pa domosdoshmërinë e kërkesës së tifozëve
‘Procesi I rimbursimit do të bëhet me të njëjtën mënyrë që tifozër përdorën për blerjen e biletave-theksohet në komunikatën e RFEF.
Pas anulimit të miqësores, përhapjes së Coronavirusit dhe pezullimit të Evropianit, Luis Enriques do t’I duhet të presë për të dhënë listën e parë të të grumbulluarve që pas rikthimit në pankinën e përfaqësueses spanjolle. Por asturiani do të ketë 1 vit më shumë kohë për të përgatitur planin e tij për turneun evropian. Në këtë process do të duhet teë bëjë me handikape sic është mosha e Sergio Ramos, por edhe me shumë pika në favor si përmirësimi I Ferran Torres, përmirësimin e portierëve.
Sfidanti.al