US Open nuk është dakord, konfirmon datat, por kritikon Roland Garros

Turneu I US Open do të zhvillohet në datat e përcaktuara nga 31 gushti në 13 shtator. Lajmi u konfirmua nga organizatorët nëpërmjet një komunikate, por pa e përjashtuar mundësinë e shtyrjes së evenimentit. Por nëse do të ketë shtyrje, organizatorët e evenimntentit njujorkez theksojnë se kjo do të jetë pasi të jenë konsultuar me turnetë Grand Slam, ATP, ËTA, ITF dhe partnerë si Laver Cup.

Ishte kjo një komunikatë që në mënyrë indirekte lëshoi kritika kundrejt Roland Garros që në mënyrë të njëanshme vendosi të shtyjë evenimentin për në periudhën 20 shtator-4 tetor, një javë pas mbylljes së US Open.

Një situatë e tillë mund të shtyjë që shumë tenistë të vendosin për të marrë pjesë në një prej këtyre 2 turneve Grand Slam për të ruajtur fizikun e tyre. Kështu Nadal, mund të zgjedhë që të mos marrë pjesë në US Open ku ka triumfuar 4 herë, për të qenë në formën më të mirë në Roland Garros që zhvillohet në sipërfaqen e tij të preferuar, me dhe të kuq.

Sfidanti.al