Bufon: Për hir të fëmijërisë do vazhdoj karrierën sa kohë të mundem!

Kur ishte i vogël kishte një ëndërr, si shumë të tjerë moshatarë. Xhanluixhi Bufon, shkurt dhe italisht “Xhixhi”, ka dëshirë të vazhdojë karrierën edhe tani në moshën 42-vjeçare. Pasi ka thyer mjaft rekorde, ai mbetet ende me dëshirën e parë, dhe thotë “Rroftë futbolli”. “Kurrë nuk kam pasur dyshime për sportin që do të praktikojë, – u shpreh ai në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, – jam 42 vjeç, por ndihem mirë dhe dua të vazhdoj të luaj për hir të ëndrrave të fëmijës Xhixhi, që kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se do të kishte arritur deri këtu”.

Bufon ka arritur shumë dhe pritet të arrijë edhe më shumë, ndonëse tani është portier i dytë tek Juventusi. Ai ka 647 ndeshje në Serinë A, baraz me rekordmenin Paolo Maldini, duke qenë edhe portieri me më shumë ndeshje. Ai ka 176 ndeshje me Italinë, një rekord absolut. Ai ka numrin e dytë të ndeshjeve për Juventusin në të gjitha kompeticionet me 667, i mbetur vetëm prapa 705 ndeshjeve të Alesandro Del Pieros. Ai është lojtari italian me më shumë ndeshje për klubet (912), dhe një nga lojtarët e paktë në histori me mbi 1000 ndeshje gjithsej, bashkë me kombëtaren. Ai ka fituar një numër rekord titujsh me Juventusin, 19.

Sfidanti.al