Vajadolid, një sjellje “reale”: Jo testeve të koronës, populli ka nevojë!

Klubi spanjoll vendosi të bëjë një veprim vërtet fisnik, duke refuzuar kontrollin për koronavirus. “Pajisjes që do të sillen për ne, për të bërë testin, më mirë t’i shkojnë qytetarëve që kanë më shumë nevojë se ne, – ishte vendimi i Realit të Vajadolidit, – nga lojtarët tanë nuk ka asnjë të dyshuar, ata nuk kanë asnjë shenjë për koronavirus”. Klubi i La Ligës padyshim që ka fituar admirim në Spanjë, në vendin e dytë më të goditur europian nga epidemia, pas Italisë.

Afërsisht 600 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 14 000 janë të infektuar deri të mërkurën pasdite, pra sistemi shëndetësor spanjoll është vendosur nën një trysni të madhe. Vendimi i Vajadolidit ngjan me kritikën që presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales i bëri klubeve. “Më duket pa kuptim që të shpenzosh pajisjet mjekësore testuese për futbollistët, kur jeta e kaq shumë qytetarëve spanjollë është në rrezik, – tha Rubiales, – rezultati është i njëjtë, edhe nëse lojtarët dalin pozitivë, ata kanë simptoma të lehta, pasi janë të rinj dhe të fortë, ndaj mjafton të qendrojnë në shtëpi. Kjo nuk është patriotike”.

Sfidanti.al