Solskjerit i ka ardhur në majë të hundës pyetja:  Pogba do iki  ?

E ardhmja e Pol Pogbas vazhdon të jetë temë qëndrore diskutimesh, kështu që sapo trajneri i Junajtidit, Ole Solskjer, del para gazetarëve, ndër pyetjet e para që atij i bëhen, është ajo lidhur me të ardhmen e mesfushorit francez.

Pogba gjatë të gjithë verës ka qenë në objektiv i medias vendase dhe të huaj që e shpërnguli atë fillimisht te Reali i Madridit dhe më pas te Juventusi, ndërkohë që ai vazhdon të luajë me “djajtë e kuq”.

Në konferencën e shtypit para ndeshjes mes Junajtidit dhe Uollverhemptonin (1-1), gazetarët e pyetën Solskjerin edhe një herë tjetër për Pogban dhe trajneri i Junajtidit u përgjigj:

“U lodha, duke iu përgjigjur së njëjtës pyetje. Në të gjitha konferencat e shtypit unë i përgjigjem kësaj pyejtje dhe po i përgjigjem edhe një herë tjetër që ta dinë të gjithë: Pogba është i kënaqur që mban veshur bluzën e Junajtjdit. Mos u preokuponi për të ardhmen e tij, sepse ai do të vazhdojë të qëndrojnë me neve në këtë klub”.

Sfidanti.al