Prapaskena : Juventusi e ruan bluzën me nr.9 për Ikardin?

“Tuttosport” shkruan se Juventusi ende shpreson se deri në fund të sezonit aktual të transferimeve do të mund t’i sigurojë shërbimet e Mauro Ikardit. Bluza me nr.7 e Kristiano Ronaldos është më popullorja midis tifozëve, por menaxherët e klubit po mendojnë edhe për një bluzë tjetër.

“Tuttosport” që është e afërt me Juventusin, shkruan se klubi deri në fund të këtij sezoni transferimesh do ta ruajë bluzën me nr.9 me shpresë se atë do ta vesh Mauro Ikardi. Në fakt, më pranë që ta vishte bluzën me numrin e mësipërm ishte Romelu Lukau, por ai shkoi tek Interi.

Për Ikardin tani thuhet se mund të shkojë të Monako, por sidoqoftë, Juventusi po punon akoma për angazhimin e futbollistit argjentinas.

Sfidanti.al