Murinjo me lot në sy: Më mungon futbolli, e adhuroj atë…

Trajneri i njohur portugez, Zhoze Murinjo, në një intervistë të fundit deklaroi se atij i mungon futbolli. Që nga shkarkimi i tij në dhjetor të vitit të kaluar si trajner i Mançester Junajtidit, ai vazhdon të jetë i paangazhuar në pritje të një oferte nga ndonjë koubi i madh.

Në intervisën e mësipërme Murinjo tha se nuk mund të bëjë pa futbollin, madje këtë e tha me lot në sy:

“Unë e adhuroj futbollin. Qëkur nisa të merrem me futbollin profesionist, diçka kërciti brenda meje. Futbolli është për mua një punë serioze, kështu ka qenë gjithmonë – non stop, kurse tani u ndërpre dhe, në vend që t’i gëzohem atij, kjo gjë nuk po ndodh. Futbolli me të vërtetë më mungon mua”.

Sfidanti.al