Sesi nga një beniamin mund të bëhesh një nga njerëzit me të urryer, këtë e kanë demonstruar tifozët e Atletikos së Madridit me rastin e Antoan Grizmanit që gjatë kësaj vere u transferua nga ky klub për te Barcelona.
Para stadiumit të Atletikos, “Vanda Metropolitano”, ndodhet një shesh i madh, ku, midis tjerave, janë shtruar pllaka me emrat e lojtarëve që kanë luajtur më këtë ekip të njohur madridas. Të gjitha këto pllaka janë mjaft të pastra, pasi për to tregohet një kujdes i veçantë, me përjashtim të njerëes që është shumë pis? Kjo pllakë i takon Antoan Grizmanit, por tifozët nuk kanë lënë gjë, pra plehra, pa hedhur sipër saj, kanoçe, qese çipsash dhe pisllëqe të tjera, duke e shndërruar këtë pllakë në një kosh plehrash!
Sfidanti.al