Solskjeri ia vë syrin “perlës” Dani Olmo, një nga “vrasësit” e Gjermanisë

Trajneri i ManJunajtidit, Ole Solskjer, ka një plan ambicioz, në kuadrin e të cilit ai synon të sjellë në “Old Trafford” disa përforcime të mira dhe midis tyre prioritet përbën ylli i ri i futbollit spanjoll, Dani Olmo, që aktualisht luan me Dinamon e Zagrebit, me të cilën gjatë sezonit të kaluar ai realizoi performanca të shkëlqyera, duke e kualifikuar këtë klub kroat deri në fazën nokaut të Ligës së Evropës.

Çmimi i Olmos kërceu edhe më shumë, pasi përfaqësuesja e Spanjës U-21 u shpall kampione e Evropës, pasi ajo mundi ditët e fundit në ndeshjen finale 2-1 Gjermaninë dhe golin e dytë e shënoi pikërisht Olmo.

Ndër klubet që duan Olmon, është edhe Milani, por Dinamo e Zagrebit kërkon për këtë futbollist të ri të talentuar 40 milionë euro që klubit milanez i duket shumë.

Tani në skenë ka dalë edhe Mançester Junajtidi që, duke pasur parasysh buxhetin e tij të madh, është një konkurrent i fortë për sigurimin e shërbimeve të “perlës” së re, Dani Olmo.

Sfidanti.al