De Ligt dhe zemërimi i Ajaksit(Pjesa e dytë); holandezët të pakënaqur me akordin

Për të parë Matejs De Ligt me fanelën e Juventusit do të duhet të presim, ndoshta jo pak kohë. Pas lajmit për refuzimin e ofertës së Juventusit nga Ajaksi, nga Spanja del në dritë një tjetër prapaskenë në lidhje me këtë histori dhe është sërish e përditshmja ‘Marca’ ajo që flet për këtë frenim të tratattivave.

Sipas kësaj të përditshmeje, Ajaksi që është në pronësi të kartonit të qendërmbrojtësit , është acaruar tejmase me faktin që Juventusi arriti akordin me futbollistin për një kontratë me 12 milionë Euro në sezon për 5 vjet, përpara se të niste bisedimet me klubin kampion të Holandës.

Në fakt Juventus vetëm pak caste pas arritjes së akordit me De Ligt dërgoi në zyrat e Ajaksit ofertën e tij 55 milionë Euro+10 milionë Euro në formën e bonuseve dhe jo 75 milionë sa kishte kërkuar Ajaksi. Barcelona e Paris Sën Zhermeni janë gati të paguajnë këtë shifër të kërkuar nga Harkëtarët, por nuk kanë akordin me lojtarin.

Pavarësisht gjithckaje, drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë ende të qetë në lidhje me këtë histori, ndërkohë që e përditshmja ‘Sport’ flet për një rritje të nervozizmit në radhët e tyre që ky operacion nuk po mbyllet. Por edhe pse kanë besimin te vullneti i lojtarit dhe aftësitë e agjentit të tij Mino Raiola, drejtuesit e Juventusit gjithsesi duhet të plotësojnë dëshirën e klubit holandez ose të bëjnë një hap tjetër domëthënës.

Në Amsterdam tashmë po e humbasin durimin dhe janë gati që të bashkojnë De Ligt me pjesën tjetër të skuadrës në grumbullimin që Ajaksi do të nisë ditën e hënë.

sfidanti.al