LA Galaxy, gafë me emrin e Ibrahimovic; suedezi bëhet Irbahimovic

Zlatan Ibrahimovic bëhet në mënyrë të pavullnetshme protagonist i një gafe të vogël në Major League Soccer, por që bëri shumë shpejt xhiron e botës në rrjetet sociale. Në pjesën e pasme të fanelës me të cilën sulmuesi zbriti në fushën e lojës në ndeshjen mes LA Galaxy dhe Torontos shfaqej emri ‘Irbahimovic’. Por ky invers i bashkëtingëlloreve nuk ndikoi aspak në humorin ë 38 vjecarit i cili drejtoi skuadrën e tij drejt fitores ndaj kanadezëve me 2 gola të shënuar prej tij në minutat 75 dhe 80 pas pasimeve të Alvarez dhe Kuejos.

Por jo vetëm kaq. Sulmuesin suedez e kanë kapur ethet e lojës së re që ka krijuar tendencë në botën sportive Bottle Cap Challenge me personat që duhet të hapin shishet me goditje të arteve marciale e të sfidojnë miqtë e tyre. Ibrahimovic e bëri dicka të tillë dhe ftoi në këtë sfidë Pol Pogba, mbetet për të kuptuar nëse francezi e pranoi atë apo jo.

sfidanti.al