Skolsi godet fort Murinjon: Mançester Junajtidi i tij ishte i … dhjerë!

Futbollisti legjendar i Mançester Junajtit, Pol Skols, nuk e fsheh se ai nuk e do Zhoze Murinjon që u shkarkua para mëse një muaj si trajner i “djajve të kuq” për rezultate të dobta dhe ai shfrytëzon çdo rast që të lëshojë shigjeta plot helm në drejtim të tij.
“Është diçka e jashtëzakonshme sesi brenda një kohe të shkurtër ka ndryshuar aq shumë Junajtidi nën drejtimin e trajnerit të ri, Ole Solskier. Ai na ka kthyer neve të gjithëve krenarinë, na kthehu një Mançester Junajtid ashtu si e duam ne. Ne duhet t’i falemi Zotit që kryesisë së klubit i erdhi në mend që ta shkarkonte Murinjon, sepse Junajtidi i tij ishte i… dhjerë”, deklaroi Skolsi, duke shtuar se tani të gjithëve në klub u qesh fytyra.
Sfidanti.al