Ide e “çmendur” tek Reali : Serhio Ramos të luajë si sulmues!

Mbas fitores 4-2 që arriti Reali i Madridit ndaj Zhironës në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit të Spanjës, në të cilën kapiteni i klubit “mbretëror”, Serhio Ramos, shënoi dy gola, një me penallti, kishte nga ta që thanë se, ndoshta, ai duhet të luajë në sulm dhe midis tyre që kanë këtë mendim, është edhe vetë trajneri i Realit, Santiago Solari.
“Ramos në sulm? Mos e përjashtoni këtë mundësi. Ai është lider dhe ai e ka treguar këtë më lojën e tij në mbrojtje, por gjithashtu ai di ta gjejë veten edhe para portës kundërshtare dhe ju e patë këtë me dy golat që ai shënoi kundër Zhironës. Kështu që ai mund të luaj edhe rolin e sulmuesit”, tha mbas ndeshjes së lartpërmendur trajneri i klubit madridas.
Në fakt, trajneri argjentinas i Realit ka probleme “kuadri” në sulm, pasi ai ka në dispozicion vetëm një sulmues të mirëfilltë, Karem Benzema, ndërkohë që Mariano Diaz ka probleme dëmtimi. Kjo është arsyeja që Solari nuk e përjashton mundësinë që Ramosi të luajë si sulmues.
Sfidanti.al