Një nga lojtarët shqiptarë më të i dalluar këtë fundjavë ishte Sindrit Guri. Sulmuesi shkodran realizoi dy gola për Shkëndinë e Tetovës që u kthye tek fitorja në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke mundur 3-0 Borecin. Kjo ishte ndeshja e dytë e Gurit për kampionen maqedonase, dhe menjëherë tregoi veten me dy rrjeta. Sulmuesi 27-vjeçar ishte për 3 vjet në Belgjikë tek Ostende, ndërsa këtë verë realizoi transferimin e radhës. Guri ka luajtur në Superligë për Vllazninë, Kukësin dhe për ekipe të tjera, ndërsa Shkëndija e Tetovës po e merr veten pas një nisjeje të vështirë të sezonit. Kampionët në fuqi kanë 14 pikë, ndërsa kryesojnë ekipet e tjerë të shqiptarëve, Renova me 18 pikë, ndjekur nga Shkupi me 17.
Sfidanti.al