Roman Abramovic nuk është nga ata presidentë që e kapërdijnë lehtë humbjen 6-0 të Chelseat ndaj manchester City. tashmë në median britanike janë të sigurt se aventura e Mauricio Sarrit në stolin e Londeës po shkon drejt fundit sdhe të mendosh që gjithcka nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për trajnerin italian.
Në pothuajse të gjithë tabloidët e vendit britanik theksojnë se Sarri do të largohet nga Londra në muajt e verës, ndërkohë që sipas The Sun, drejtuesit e Bluve të Londrës e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për Zinedine Zidane. Por jo vetëm kaq, duket se te Chelsea ka filluar puna edhe për krijimin e skuadrës që do t’i vihet në dispozicion francezit.
the Sun arriti deri aty sa të kijojë edhe një skemë të skuadrës që do të jetë në dispozicion te Zidane i cili gjëja e parë që duket se do të bëjë është bllokimi i largimit të Eden hazard. Pas belgut konfirmohen zhorzhinjo e Kante, por mund të jetë edhe Isko. Surpriza do të jetë në repartin e sulmit ku përvec Pulisic, The Sun përfshin në formacion edhe Mauro Ikardin raporti i të cilit me Interin duket se është prishur përfundimisht. përsa i përket mbrojtjes flitet shumë për Kulibali e Shkriniar, por edhe për Aleks Sandron ose Tejes, ndërkohë që në portë konfirmohet Kepa.
sfidanti.al