Fundjava në basketbollin amerikan i është dedikuar krejtësisht spektaklit sportiv që do të mbyllet me të famshmen ‘All Star Game’. në sharlotë, gjithcka nisi me sfidën Rising Star Challenge ku protagonistë u bënë lojtarët debutues dhe ata që janë në sezonin e dytë të tyre në NBA. Përballë në këtë ndeshje u vunë ekipet e SHBA dhe të Botës, me skuadrën amerikane që fitoi 161-144, një sukses që ajo e fgjen pas 2 vitesh.
Në fillimin e kësaj sfide ishte Luka Doncic ai që kishte vëmendjen më të madhe, por u eklipsua nga Kajl Kuzma që u shpall edhe MVP i Rising Star Challenge me 35 pikë, 23 nga të cilat i shënoi në periodën e parë. Një figurë shumë të mirë bënë edhe Xhejzon Tatum me 30 pikë e Jang me 25 pikë. Te skuadra e Botës, Doncic shënoi 13 pikë, ndërkohë që lojtari më i mirë rezultoi Ben Simons me 28 pikë, 5 topa në tabelë e 6 assist, shifra të cilave i ndjekur nga finlandezi Markkanen me 21 pikë.
sfidanti.al