Kielini, Bonuçi dhe Ronaldo janë gati për Juven në Champions

Natyrisht, pengesa në Madrid do të jetë shumë më e vështirë sesa ajo e së premtes në Serinë A. Frozinone nuk është Atletiko, dhe sulmuesit e saj, Çofani, Pinamonti e Çiano, nuk janë Grizmani, Diego Kosta apo Morata, por gjithsesi, prova gjenerale doli me sukses. Juventusi fitoi 3-0 dhe trajneri Masimiliano Alegri theksoi se “jemi në formë të mirë”. “Përveç gabimeve që bëmë ndaj Parmës, – vazhdoi trajneri, – kudo kemi qenë mirë, dhe të mos harrojmë se momenti është i veçantë”. Alegri ndoshta harroi katastrofën në kupë me Atalantën, por gjithsesi edhe ajo është lënë pas.

Tre lojtarë kryesorë u duken në formë të madhe. Kristiano Ronaldo, normalisht, me golin e tij të radhës si një “e shtënë topi”. Ishte goli i 21-të sezonal, dhe i 19-ti në 21 ndeshje në Serinë A. Në kampionat, CR7-ta është thuajse në mesataren e Realit. Edhe dyshja e mbrojtjes Kielini-Bonuçi ishte shumë në formë, ndryshe nga ndonjëherë tjetër. Për më tepër, u dukën lart fizikisht, gjë që ka rëndësi. Bonuçi shënoi edhe gol, ashtu si edhe Dibala, që kishte kohë pa realizuar.

“Jam i lumtur për Dibalën, – tha Alegri, – sulmuesit jetojnë për të shënuar gola, po ashtu ai luajti shumë mirë. Ne kemi nevojë për një lojtar të tillë, që luan në krahë. Këtë vit ka pasur më pak hapësira për vetë mënyrën e lojës sonë, por po vazhdon të luajë siç duhet”.

Sfidanti.al