Propozimi i Koreve, me disa ekipe të përbashkëta në ‘Tokyo 2020’

Nëse Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë raporte më të mira mes tyre, kjo është falë sportit. Në Lojërat Dimërore të 2018, sportistët e këtyre dy vendeve u paraqitën të bashkuara dhe nën një flamur në ceremoninë e hapjes së evenimentit ndërkohë që patën edhe një skuadër të unifikuar;atë të hokejit në akull për femra.

Duket se këtë bashkëpunim dy vendet kanë vendosur ta vijojnë teksa kanë propozuar krijimin e ekipeve të përbashkëta në disa disiplina sportive në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm që do të mbahen në Tokio të Japonisë, një lajm që u kionfirmua nga vetë presidenti i IOC, Tomas Bah pas një takimi të zhvilluar me zyrtarë të lartë të të dy vendeve në Zvicër.

Në të njëjtën kohë, në këtë takim, zyrtarët e dy Koreve i konfrimuan kreut të IOC vullnetin e tyre për të organizuar bashkë Lojërat Olimpike të vitit 2032. por kjo kandidaturë e përbashkët mbart me vete edhe probleme. Kjo për faktin se mbi Korenë e Veriut janë vendosur sanksione të cilat OKB nuk ka ndërmend t’ia heqë nëse nuk hedh hapa në drejtim të denuklearizimit të vendit.

sfidanti.al