Shqetësimi tjetër në futboll; tifozë me drogë në Botërorin e Rusisë

Dhuna e huliganëve rusë ka qenë deri tani shqetësimi më i madh i organizatorëve të Botërorit, por në orët e fundit është shfaqur një problemn akoma më i madh. e përditshmja ‘The Moscow Times’ publikoi një artikull ku flitet për tifozët që do të lejohen që të sjellin me vete edhe substanca narkotike gjatë këtij evenimenti. Kjo e përditshme thekson se në legjislacionin e vendeve të Unionit Ekonomik Euroaziatik ku përfshihen Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia ekziston një hapësirë që lejon tifozët që të përdorin substanca të tilla si marijuana, kokaina deri te heroina në Kupën e Botës.

Sigurisht, këto substanca duhet të jenë të shoqëruara me recetë mjekësore në rast të kundërt, do të ketë dënime deri në 3 vjet burg për posedim të lëndëve narkotike. ‘The Moscow Times’ thekson se receta mjekësore duhet të jetë në gjuhën ruse dhe në të të shkruhet emri i ‘pacientit’ si dhe doza e lejuar e substancës narkotike.

Komiteti Organizativ i Kupës së Botës ka bërë të ditur se do të monitorojë me kujdes të gjithë tifozët që do të vijnë në Rusi për të ndjekur këtë eveniment dhe se do të udhëzojë agjentët e policisë që të verifikojë origjinalitetin e recetave që do të kenë tifozët dhe që do të bashkangjiten me biletat për hyrjet në stadiume.

sfidanti.al