“Punëtorët” e Sitit, marrin trenin për duelin ndaj Arsenalit

Janë në gjendje që të drejtojnë jo thjesht një makinë superluksoze, por edhe duke pasur ndonjë eskortë nga prapa. Gjithsesi, yjet milionerë të Mançester Sitit, u kthyen në “punëtorë të qytetit” (“City workers” është loja e fjalëve në anglisht) për ndeshjen në Londër ndaj Arsenalit. Ata u nisën në këmbë, të gjithë bashkë si grup, duke sfiduar të ftohtin e madh dhe borën e dendur, për të marrë trenin nga Mançesteri për në  metropolin e madh.

Besohet ishte pikërisht moti që ndikoi në vendimin e milionërëve për të udhëtuar si qytetarë të zakonshëm, pasi fluturimet me aeroplan mendohet të jenë tepër të vështira dhe të rrezikshme në kushte të tilla. Klubi, ndërkaq, ka njoftuar tifozët se ndeshja do të luhet siç pritej në 20:45, por i ftuan ata që të mbërrinin në stadiumin “Emirejts” në kohë të përshtatshme, pra pak më shpejt se zakonisht, pasi trafiku mund të rëndohet në kushte të tilla dhe ata të mos mbërrijnë në orar.

Pep Guardiola, ndërkaq, shpreson që Mançester Siti i tij të fitojë sërish ndaj Arsenalit, ashtu siç bëri në finalen e Kupës së Ligës, për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes së Premier Ligës, ndonëse i doli në krah dhe e mbështeti kolegun e tij në telashe, Arsen Venger.

Sfidanti.al