Shorti i kompeticioneve europiane në datën 18 dhjetor

E hëna e 18 dhjetorit do të jetë dita e shorteve: në orën 12:00 do të hidhet shorti i fazës së 1/8-ve të finales së Champions League, ku 16 skuadrat e kualifikuara do të mësojnë kundërshtarët në turin me eliminim direkt. Në orën 13:00 do të hidhet shorti i fazës së Play Off-it të Europa League, ndërsa në orën 14:00 do të hidhet shorti i fazës së Play Off-it të Conference League. 16 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy vazo. Bayerni i Mynihut, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona, që fituan grupet respektive do të jenë në vazon e parë, ndërsa skuadrat që u renditën të dytat (FC Copenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, PSG, RB Leipzig dhe Porto) do të vendosen në vazon e dytë. Skuadrat e vazos së parë do të ndeshen me ato të vazos së dytë, por nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës ekipet nga i njëjti shtet dhe ato që ishin pjesë e të njëjtit grup.

Si funksionon shorti i Europa League?

16 skuadrat e kualifikuara në fazën e Play Off-it do të ndahen në dy vazo. 8 ekipet që zunë vendin e dytë në grupet e Europa League (Freiburg, Marseille, Qarabag, Rennes, Roma, Sparta Prague, Sporting Lisbona dhe Toulouse) do të jenë koka serie në vazon e parë. Ndërsa skuadrat që zunë vendin e tretë në grupet e Champions League (Benfica, Braga, Feyenoord, Galatasaray, Lens, Milan, Shakhtar dhe Young Boys) do të jenë në vazon e dytë. Ekipet nga i njëjti shtet nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës. 8 skuadrat që do të kualifikohen do të përballen me tetë skuadrat që fituan grupet respektive në Europa League dhe në 23 shkurt do të hidhet shorti për fazën e 1/8-ve të finales.

Si funksionon shorti i Conference League?

16 skuadrat e kualifikuara në fazën e Play Off-it do të ndahen në dy vazo. 8 ekipet që zunë vendin e dytë në grupet e Conference League (Slovan Bratislava, Gent, Dinamo Zagreb, Bodo Glimt, Legia V., Ferencvaros, Eintracht Frankfurt dhe Ludogorets) do të jenë koka serie në vazon e parë. Ndërsa skuadrat që zunë vendin e tretë në grupet e Europa League (Olympiacos, Ajax, Betis, Sturm Graz, Union SG, Maçabi Haifa, Servette dhe Molde) do të jenë në vazon e dytë. Ekipet nga i njëjti shtet nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës. 8 skuadrat që do të kualifikohen do të përballen me tetë skuadrat që fituan grupet respektive në Conference League dhe në 23 shkurt do të hidhet shorti për fazën e 1/8-ve të finales.

 

sfidanti.al