Shkëndija, më në fund, e gjeti ilaçin për të mundur  Vardarin

Shkëndija e Tetovës, më në fund, e gjeti ilaçin që ta mposhtte Vardarin e Shkupit gjatë këtyre viteve të fundit. Ekipi kuqezi nuk e ka mundur Vardarin në kampionatin maqedonas në shtatë ndeshjet e fundit, por, kësaj here, arriti që të fitonte kundrejt ekipit të kryeqytetit maqedonas që është edhe rivali kryesor për titullin e kampionit të vendit. Shkëndija e Tetovës fitoi 3-1 në derbin e madh maqedonas, por, megjithatë, kjo nuk përbëu ndonjë ndryshim të madh në tabelën e klasifikimit, duke pasur parasysh se Vardari, edhe më tej, ka një epërsi prej 10 pikësh. Heroi i kësaj ndeshjeje ishte Ibrahimi që shënoi dy herë në portën e miqve të ardhur nga Shkupi.

Sfidanti.al