Në opinionin sportiv, vazhdimisht, ngrihet pyetja ose dilema e përhershme se kush është lojtari më i mirë në historinë futbollit botëror dhe, duke qenë se në këtë drejtim, gjithnjë përmenden emrat e futbollistëve argjentinas, Lionel Mesi dhe Diego Armando Maradona, tani, vjen një deklaratë e papritur e njërit prej ish-sulmuesve më të lavdishëm brazilianë që ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Brazilit. Legjendari Romario De Souza Faria ose më shumë i njohur vetëm si Romario që, në kohën e vet, konsiderohej si sulmuesi më i mirë në botë, tani e konsideron veten si më të mirin në botë.
“Unë pata mundësinë që të luaja në dy klube të mëdhenj, me Barcelonën dhe Vasko De Gamën. Barcelona është një klub që, gjithnjë, do të mbesë në zemrën time, një klub që, edhe sot e kësaj dite, unë e ndjek me kënaqësi të madhe. Sa i përket golit që Mesi shënoi në ndeshjen kundër Realit, ai ishte fantastik dhe heqja e bluzës nga ai nuk ishte provokacion, por një veprim i natyrshëm i ardhur nga brenda tij. Mesi ka bërë epokë, por unë mendoj se në Argjentinë më i madhi është Diego Maradona. Megjithatë, me gjithë respektin që unë kam kundrejt këtyre dy lojtarëve, mendoj se unë kam qenë më i mirë sesa ata të dy”, vuri në dukje Romario në “Foks Sport”.
Sfidanti.al