Presidenti i Republikes zoti Nishani ka dekoruar dite me pare disa basketbolliste dhe ish- basketbolliste per merita ne sport. Nuk jemi kunder ketyre dekorime perkundrazi te jepen sa me shume por aty ku ka vend ku ka histori per te dhene. Nuk jemi as kunder sportisteve qe jane djem e vajza shume te mire. Por titujt duhet te kene nje motivacion te justifikuar. Nuk dime qe basketbolli te kete arritur ndonje sukses vitet e fundit. I vetmi sukses eshte qe po mbijeton ne kushte tejet te veshtira.
Miq, sporti i basketbollit rrezikon ekzistencen per nivelin qe ka sot. Ekipet kombetare jo vetem munden me 30 apo 40 pike ne ndeshje nderkombetare, por prej vitesh nuk kane marre pjese. Larg politikes nga sporti, larg dekorimeve te padrejta qe jepen ne fund mandati. Nuk kane asnje vlere thjeshte fshehin nje te vertete te hidhur.
– Dekorohen sportiste qe luajne ne salla sporti bosh..
– Cilat jane rezultatet cilesore?
– Lartesim i sportit te Basketbollit?
– Percjell emocione?
Edhe basketbollisti i kombetares Ermal Kuqo reagoi duke i quajtur nje titull- nje vote titujt e presidentit. Sportiste te dashur ju e dini dhe vete qe ajo medalje qe moret diten e djeshme eshte vetem nje fasade. Ju keni vetem 1 merite, vazhdoni luani akoma ne kushte te veshtira dhe besoni se ky sport do ringrihet perseri.
Marre nga faqja e Procesit Sportiv