Shkëndija e Tetovës: Federata ka dy kute, një për Vardarin dhe një për neve!

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) e dënoi Shkëndijën e Tetovës që të luajë gjashtë ndeshje pa tifozë, për shkak të incidenteve (hedhje fishekzjarresh e sendesh të forta në fushë nga tifozët e saj) që ndodhen në ndeshjen për kupën e Maqedonisë mes Vardarit të Shkupit dhe këtij ekipi tetovar. Nga kampi i tetovarëve erdhi menjëherë reagimi, sipas të cilit, dënimi në fjalë i kalon kufijtë objektivë. Sipas klubit tetovar, FFM-ja nuk përdor standarde të njëjtë, sepse, kur tifozët vardaras sulmuan drejtuesit e klubit të Shkëndijës në stadiumin e Shkupit, Vardari nuk e dënua që të luante gjashtë ndeshje pa publik.

“Kemi mendimin e FFM-ja përdor dy kute, nëse kihen parasysh incidentet e fundit, në rastin konkret, kur Vardari ishte mikpritës i Shkëndijës dhe kur drejtuesit e klubit tonë u sulmuan fizikisht. Ne do të bëjmë ankesë sa i përket vendimit të fundit të Federatës që ajo ta shqyrtoi edhe një herë këtë vendim”, vihet në dukje në komunikatën e klubit tetovar. Shkëndija, sipas sanksionit të fundit të FFM-së, katër ndeshjet e fundit të këtij sezoni të Ligës së 1-rë të Maqedonisë do t’i zhvillojë pa praninë e publikut, ndërkohë që dënimi do të aplikohet edhe për dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm 2017-2018.

Sfidanti.al.