Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Luis Nazario de Lima, me siguri që e di mirë sesi përjetohen dëmtimet e rënda, pasi karriera e tij e shkëlqyer, në disa raste, në një masë jo të vogël, është kufizuar nga dëmtime të tilla. Edhe këtë sulmues fantastik brazilian dëmtimet e ligamenteve e penguan që ai të lejë një gjurmë edhe më të madhe në botën e futbollit. Kështu që ai vendosi që të shfrytëzoi rrjetet socialë, që t’i dërgoi Zllatan Ibrahimoviçit një mesazh mbështetjeje, mbas dëmtimit të tij të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës.
Për sulmuesin suedez, më siguri, që ky mesazh do të jetë një nxitje e fortë, ndërsa të gjithë e dinë se Ronaldo është idhulli i tij dhe se për të (Zllatanin), ai (Ronaldo) është lojtari më i mirë në botë. “Ibra, me mendime, unë jam më ty. Të uroj shërim sa më të shpejtë dhe që të kthehesh në fushë akoma edhe më i fortë. Forca qëndron te vullneti! Ti, ke të gjithë mbështetjen time dhe admirimin e madh timin bashkë me dëshirën që, me frymën luftarake që, ti, zotëron, ta kapërcesh këte problem dhe të fitosh”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-futbollisti famshëm brazilian në Instagram.
Sfidanti.al