Çudit Kobi: Nuk më ka marrë malli për NBA-në që nuk e kam!

Prej një viti e ka mbyllur me basketbollin. Kobi Brajant, gjigandi i madh i NBA-së, tashmë i është përkushtuar një profesioni tjetër, ndërsa pyetja që iu bë ishte: A iu ka marrë malli për sportin e zemrës? Përgjigja, krejt papritur ishte: Jo. “Për fat të mirë nuk ka ndodhur, – thotë ai, – kjo do të thotë se unë po bëj gjënë e duhur. Në shumicën e rasteve ndodh që të ndjesh mall dhe të kesh dëshirë të kthehesh e të luash përsëri, por unë nuk e kam pasur aspak këtë ndjenjë”.

Brajant e mbylli në moshën 38-vjeçare, me 20 sezone tek Los Anxhelos Lejkërs, duke fituar 5 tituj kampion dhe duke shënuar 33 643 pikë. Ai është shënuesi i tretë më i mirë në historinë e NBA-së (në sezonin e rregullt). Edhe mbyllja e karrierës ishte e lavdishme, si edhe vetë ajo. Brajant shënoi 60 pikë në 13 prill 2016, kur luajti ndeshjen e tij të fundit.

Sfidanti.al