Poketino: “Ksavi Hernandez më urren historikisht mua!”

Ish-futbollisti i Barcelonës Ksavi Hernandez, në një intervistë në tabloidin anglez “San”, i rekomandoi direkt Pep Guardiolës që “ta hapë qesen”, që të sigurojë shërbimet e futbollistit Dele Ali dhe ndaj kësaj deklarate të ish-kapitenit legjendar të Barcelonës shumëkush reagoi pozitivisht, duke qenë se ai, me këtë rast, vlerësoi lart edhe cilësitë e mesfushorit të ri të Totenhemit, por, megjithatë, ajo (deklarata) ngjalli zemërimin e trajnerit të Totenhemit, Maurisio Poketino që, pa e fshehur nervozizmin e tij, vuri në dukje:

“Ksavi është armiku im dhe ai, me deklarata të tilla, synon që të na shpërqendrojë neve nga rruga e fitoreve që ne kemi nisur. Ai më urren mua, për shkak të së kaluarës, ai është një ish-lojtar i Barcelonës dhe, tani, tifoz i saj. Unë e njoh shumë mirë atë, ai i bën me qëllim të keq deklarata të tilla. Ndoshta, ai tani punon për Mançester Sitin dhe përpiqet që të ndihmojë Guardiolën”, tha i zemëruar Poketino që një pjesë të mirë të karrierës së tij e ka kaluar tek Espanjoli, ndërkohë që edhe hapat e parë (2009-2012), si trajner, ai i ka bërë, pikërisht, te ky klub barcelonas që është rivali kryesor i Barcelonës në këtë qytet.

Sfidanti.al