‘Me enamore'(U Dashurova) është kënga më e fundit e Shakirës dhe sipas mediave specializuara të kronikave rozë në Spanjës, 40 vjecarja ia ka dedikuar Gerad Pique me të cilin ka edhe 2 djem, Milanin e Sashën. Vetë artistja kolumbiane ka folur për këtë këngë dhe opinionin e futbollistit të Barcelonës që mesa duket i ka pëlqyer jashtë mase. ‘Gerardit i pëlqeu kënga dhe u emocionua shumë-tregon Shakira në një intervistë për Telemundon duke konfirmuar se shumë shpejt ajo do të nisë një tur muzikor ku do të ketë me vete edhe fëmijët e saj-Dua të ndaj punën, muzikën me fëmijët e mi. Do të jetë pak e vështirë pasi Gerard nuk do të vijë me ne, por të shohim se cfarë do të bëjmë’
sfidanti.al