Zënka Agnelli-Conte është si ajo Ibrahimovic-Lukaku; në aspektin disiplinor, tensioni i lartë mes presidentit të Juventusit dhe trajnerit të Interit, do të ketë të njëjtin proces si përballja mes dy gjigandëve të derbit milanez, me FIGC që është në pritje për të kuptuar nëse Gjykatësi Sportiv 1 Kupës së Italisë do të mbyllë cështjen me vendimet e tij.
Vendimi pritet të merret këtë të enjte dhe gjithcka do të varet nga ajo që kanë parë e dëgjuar arbitri i katërt dhe inspektorët e Prokurorisë së Federatës në një stadium krejt bosh dhe në atë që ka shkruar në raport arbitri.
Nëse nuk do të jetë shkruar asgjë në këtë raport, atëherë mund të ndërhyjë Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit për hetime të mëtejshme të ngjarjes.
Sfidanti.al