Klubi francez i PSZH-së po luan shkëlqyeshëm në kampionatin francez, ndërkohë që po dominon edhe në Ligën e Kampioneve, por, kjo, siç duket, nuk u mjafton sheikëve të pasur arabë, kështu që ata duan një trajner tjetër edhe më të mirë, në vend të këtij të tanishmit, Unai Emeri, kur të mbarojë ky sezon. Qysh tani, kanë filluar spekulimet se sheikët janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, edhe më cilësor sesa spanjolli Emeri.
Në lojë, sikurse pretendohet, janë trajneri i Juventusit, Masimo Alegri, ai i Celsit, Antonio Konte, dhe ai i Junajtidit, Zhoze Murinjo. Më pranë stolit të drejtim të “të shenjtëve” duket se është italiani Konte që, sikurse thuhet, ka probleme në marrëdhëniet me pronarin e “bluve”, Roman Abramoviç.
Sfidanti.al