UEFA dyshime për projektin e Milanit? Klubi kuqezi nuk e konfirmon

Projekti ekonomik i Milanit nuk e ka bindur UEFA dhe klubi kuqezi rrezikon përjashtimin nga evenimentet evropiane. të paktën kjo është ajo që publikon e përditshmja spanjolle Marca sipas së cilës takimi mes drejtuesve të milanit dhe atyre të UEFA për të ashtuquajturën ‘marrëveshje vullnetare’ nuk ka përfunduar mirë.

Kjo e përditshme thekson se qeveria e futbollit evropian ka asur dyshimet më të mëdha në lidhje me kalimin e pronësisë të Milanit te Rossoneri Sport Investent për 740 milionë euro e sidomos për merkaton e transferimeve ku kuqezinjtyë shpenzuan 200 milionë Euro. Këtyre aspekteve iu shtua dhe artikulli i publikuar disa ditë më parë nga ‘New York Times’ për pronarët e rinj të Milanit duke  zgjeruar akoma më shumë hijet e dyshimit.

Një lajm ky që i ka lënë pak të habitur drejtuesit e klubit kuqezi, burime të të cilit bëjnë të ditur se deri në këtë moment UEFA nuk u ka komunikuar asgjë as në aspektin pozitiv e as në atë negativ dhe se klubi është në pritje të një përgjigjeje.

sfidanti.al