Françesko Toti nuk e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe është gati të vazhdojë karrierën e tij në një kampionat tjetër përveç atij italian. Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit japonez të Tokio Verdi, Hanyu Hideaki.
Është e vërtetë, jemi të interesuar për të- pohon Hideaki. E kemi kontaktuar por deri tani nuk ka pasur asnjë progres konkret përveç bisedës. Ai na ka kërkuar një kontratë prej 3 milionë eurosh në sezon. Ta kemi këtu mes nesh do të ishte një ëndërr”, tha Hideaki për mediat japoneze.