Arturo Vidal është bërë protagonist të hënë me një deklaratë të fortë kundër Kristiano Ronaldos para gjysmëfinales në Kupën e Konfederatave. Ai e etiketoi “by… të zgjuar” katër herë fituesin e “Topit të Artë”, duke mos e llogaritur si kundërshtar. Por Vidal dhe Kristiano Ronaldo duket se kanë një llogari të hapur mes tyre që nga çerekfinalet e Ligës së Kampioneve kur dy lojtarët luanin përkatësisht për Bajernin dhe Realin.
Ajo ndeshje u karakterizua nga shumë polemika, ku gjithçka nisi me daljen me karton të kuq të Vidal – një prej vendimeve të gabuara të gjyqtarit të saj çerekfinale – dhe vijoi me një gol në pozicion jashtë loje të portugezit të Realit. Mesa duket ajo ndeshje nuk është harruar ende nga Vidal që kërkon një hakmarrje të ëmbël, këtë herë me kombëtaren e vendit të tij kundër Portugalisë së Ronaldos.