Topi i Artë, Juventusi mendon se Reali e Barça kanë shumë ndikim!

Nuk qenka vetëm mendimi i Xhorxho Kielinit. Jo vetëm kapiteni, por edhe të tjerë tek Juventusi mendojnë se kur vjen puna tek Topi i Artë ka dy klube që kanë më shumë pushtet se të tjerët, dhe këta janë Real Madrid e Barcelona. Është vetë drejtuesi i lartë juventin, Paratiçi, që flet pak a shumë me këtë gjuhë, ndonëse në mënyrë më diplomatike. “Është e vështirë të thuhet se Ronaldos ia hoqën një Top të Artë (veçse, nuk mund të përjashtohet, shënim i “Sfidantit”), – u shpreh Paratiçi, – gjithsesi, nuk ka dyshim se klube të tillë si Reali apo Barça kanë shumë peshë”.

Sidoqoftë, tek Juventusi duhet të mendojnë më shumë për diçka tjetër, për faktin se skuadra shënon pak gola në krahasim me të tjera. Në 14 javë, bardhezinjtë kanë 25 rrjeta, me mesatare 1.7 për ndeshje. Në Itali, ka ekipe që shënojnë më shumë si Atalanta 34, Interi 31 apo Lacio 33. Në kampionatet e tjera ka shumë skuadra që shënojnë më shumë si Mançester Siti me 39 gola në Angli (2.78 për ndeshje), por po në Premier Ligë janë Leisteri (33) apo Liverpuli (32). Në Spanjë, Barcelona ka 36 gola, me mesatare 2.57 për ndeshje,

Sfidanti.al