Tifozët e Interit, ‘Sektori i Veriut’ kërcënon: Nxirrni krenarinë, do të ketë festë ose luftë

‘Asnjë justifikim, asnjë falje, të dielën tregoni krenarinë-kështu fillon mesazhi i tifozerisë së Interit në ‘Sektorin e Veriut’ në drejtim të skuadrës në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit dhe më vendimtares; atë ndaj Empolit me Interin që do të kërkojë të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

‘Ne do t’ju mbështesim për 90 minutat dhe kohën shtesë sikur të ishim përsëri në Madrid, por në fund do të jetë festë ose luftë-vijon mesazhi i tifozëve në rrjetin social Facebook-mbështetëm vendimin për përjashtimin e Ikardit, por tani skuadra duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Ne do të japim gjithcka për të mbështetur Interin, por nëse dështoni në arritjen e objektivit, beteja nuk do të jetë vetëm për të larguar Ikardin, por për të bërë një revolucion të madh dhe për të përjashtuar të gjithë ata që kanë qenë protagonistë negativë të një sezoni që pavarësisht gjithckaje, kemi ende besim se do të mbyllet me arritjen e një objektivi të rëndësishëm që padyshim do ta festojmë. Përpara Inter!’.

sfidanti.al