Portugalia, Ronaldo në kombëtare për ‘Final Four’ të Nations League

Në fillim të muajit qershor do të luhet faza e ‘Final Four’ në Nations League ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione e edicionit të parë të këtij kompeticioni. Portugalia, kampionia në fuqi e Evropës është në këtë fazë dhe trajneri Fernando Santos ka publikuar emrat e 23 futbollistëve të grumbullluar në këtë eveniment, ku padyshim është i pranishëm edhe Kristiano Ronaldo. Përvec kapitenit, në këtë listë janë përfshirë edhe Kanselo, Mario Rui, ndërkohë që janë lënë jashtë Zhoao Mario dhe Sedrik ashtu sikurse edhe Andre Silva.

Lista e plotë e të grumbulluarve

Portierë: Beto, Rui Patrizio, Zhoze Sà.
Mbrojtës: Rafael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Zhoao Kanselo, Ruben Dias, Pepe, Zhozé Fonte.
Mesfushorë: Bruno Fernandes, Danilo Pereira,Uilliam Karvaljo, Pici, Ruben Neves, Zhoao Mutinjo.
Sulmues: Bernardo Silva, Kristiano Ronaldo, Diogo Zhota, Diego Souza, Zhoao Feliks, Gonsalo Gedes, Rafa Silva.

sfidanti.al