Po pretendon për titullin dhe Championsi më në fund nuk do të jetë problem që të arrihet. Lacio e Stefano Inzagit dhe Igli Tares, padyshim e presidentit Lotito, po arrin majat, ndërsa tani në janar duket se nuk do të ketë lëvizje në treg. Drejtori sportiv nga Shqipëria pohon me lojtarët aktualë, gjithçka është mëse e kompletuar, dhe mund të ketë vetëm ndonjë “korrigjim” të vogël. “Edhe kështu siç jemi, mund të konkurrojmë fare mirë, – shprehet Tare, – nuk do të nxitojmë në treg”.
Synimi mbetet një sulmues tjetër për Inzagin, për të plotësuar një katërshe, pasi titullarë janë Imobile dhe Korrea, ndërsa Kaisedo është më shumë se rezervë. Mendohet Xhallou i Salernitanës. Riza Durmishi pritet të largohet, por jo shqiptari i Kosovës, Berisha, i cili sipas Tares dhe Inzagit mund të jetë zbulim në Serinë A.
Sfidanti.al