Deri pak ditë më parë, ai pritej të fluturonte për në Angli dhe të kalonte provat mjekësore tek Mançester Junajtidi. Asgjë nuk ndodhi dhe klubi i Premier Ligës u tërhoq duke mos pranuar të paguante çmimin e kartonit prej gati 70-75 milionë eurosh, por një tjetër “blerës” duket se po troket tek Sportingu i Lisbonës. Ky blerës quhet Barcelona, klubi katalanas që është në nevojë urgjente për të forcuar edhe mesfushën, përveç sulmit dhe mbrojtjes.
Mediat spanjolle shkruajnë se në “Kamp Nou” kanë besim se do ta marrin 25-vjeçarin që ka luajtur shumë mirë në Portugali, ndërsa trajneri i Sportingut, Zhorge Silas, refuzoi të komentonte nëse Fernandezi ka luajtur apo jo ndeshjen e fundit për ekipin e tij. Mesfushori ka 15 gola e 14 asiste në 25 ndeshje për klubin e Lisbonës, veçse ekziston mundësia që Barça ta marrë atë për ta pasur si “monedhë shkëmbimi” për sulmuesin e Valencias, Rodrigo.
Sfidanti.al